Ingredientët

 Në L'OCCITANE, ne përpiqemi të përdorim ingredientë natyralë, të cilësisë së lartë dhe të gjurmueshëm. Ne përdorim mbi 200 ingredientë botanikë, 1/4 e të cilëve të ҫertifikuar organikë, të përzgjedhur me kujdes për efikasitetin e tyre dhe aftësinë për t'i dhuruar lëkurës elementët që i nevojiten për të qënë e bukur. Këta ingredientë janë përdorur në një përqëndrim ideal në formulat tona. Për rrjedhojë, ne sistamitikisht u japim prioritet ingredientëve natyralë sa herë është e mundur. Për shembull, ne përdorim vajra vegjetalë në vend të vajrave me prejardhje nga petrokimikatet, pasi ato kanë një afinitet më të mirë me lëkurën. Zbuloni ingredientët kyҫ natyralë që i bëjnë kaq unike produktet L’Occitane. Bajamen Provençale, gjalpin Shea të Burkina Faso… të gjithë të kultivuar në mënyrë etike!

BAJAMJA

Bajamja është e famshme për aftësinë e saj për ta ushqyer lëkurën. L'OCCITANE ka shfrytëzuar fuqinë e jashtëzakonshme zbukuruese të bajameve nga jugu i Francës dhe i ka përzjerë në produktet për kujdesin e trupit dhe larës të ndryshëm që janë jo vetëm të tundues për shqisat por edhe mrekullisht efikasë.

CADE

Cade - dëllinja e egër gjembore rritet në kodrinat e thata Provençale. L'OCCITANE ka shfrytëzuar veҫoritë mbrojtëse të Cade dhe ka krijuar formula eksperte specifikisht për nevojat e rrojës dhe kujdesin e lëkurës së meshkujve.

Cédrat

Cédrat bart një aromë të freskët delikate agrumesh, që është e lehtë, por po aq e rafinuar për një balancë perfekte mashkullore. Projektuar specifikisht për t'iu përgjigjur nevojave të përditshme për mirëmbajtjen e një mashkulli, të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës janë formuluar me ekstraktin organik të Cedrat korsikan për të ofruar një linjë më shumë benefite për kujdesin e meshkujve.

LULET E QERSHISË

Pema e qershisë është pjesë e peisazhit Provençal. është e përhapur në rajonin Apt, në Luberon, dhe ndryshon ngjyrat me stinët - duke u bërë burim frymëzimi për artistët.


IMMORTELLE

L'OCCITANE ka përqëndruar veҫoritë e jashtëzakonshme kundra plakjes të imortellës legjendare organike nga Korsika, lulja e pavdekshme që nuk vyshket kurrë. Nga Laboratorët L'OCCITANE kanë lindur formula unike shndërruar në një linjë komplete për kujdesin e lëkurës.

LAVANDA

Përzgjedhja jonë e gjerë e produkteve të kujdesit të trupit nga Lavanda do t'ju lerë një aromë delikate lulesh, që ju shpie sa hap e mbyll sytë në fushat e Provancës.

MBRETËRESHA E LIVADHIT

Reine des Prés do të thotë Mbretëreshë e Livadhve në frëngjisht. I është dhënë ky emër për bukurinë e saj delikate, dominuese që përhapet anembanë livadheve të Provancës.

PEONI

Ky simbol i bukurisë ndriҫon ҫdo pranverë me një shfaqje marramendëse ngjyrash e aromash.


UJI I BURIMIT REOTIER

Uji I burimit Reotier ëështë deri në 10x më i pasur me kalҫium se niveli referues i një uji termal.

Sillini përforcimet!

TRËNDAFILI

Trëndafili i Grassës, trëndafili bullgar, trëndafili maroken dhe trëndafili turk janë sjellë së bashku në një aromë të paҫmuar, sofistikuar nga një ekstrakt unik i trëndafilit nga Haute-Provance me nota delikate frutash.

SHEA BUTTER

Gjalpi Shea është një ingredient ideal bukurie i përdoru për shekuj me radhë nga gratë në Afrikën Sub-Sahariane për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën e flokët e tyre.

VERBENA

Ndër gjithë bimët aromatike që rriten anembanë Provancës, ëshët njëra freskia e limtoë e së cilës rigjallëron trupin dhe mendjen: Verbena!