Njoftime Ligjore

Këto Terma dhe Kushte aplikohen kundrejt blerjes së një produkti apo shërbimi në një dyqan online operuar nga agjenti i L’Occitane s.a. me të drejta ekskluzive përfaqësimi në Shqipëri, me adresë Rr. Sami Frashëri, 17, 1019, Tirana, Albania, këtu njohur si "L'OCCITANE". Termat dhe Kushtet përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e L'OCCITANE nga njëra anë dhe blerësin e mallrave apo shërbimeve nga ana tjetër. Nëse termat nuk janë aprovuar nga regjistrimi i ri në faqen e uebit të L'OCCITANE, ato konsiderohen të aprovuara me blerjen e parë të një produkti apo shërbimi nga ana e blerësit.

Me "Blerës" do të nënkuptojmë një person apo palë kontraktuale, por jo të angazhuar në biznes apo veprimtari të tjera tregtare; një person që blen një produkt apo shërbim brenda kuadrit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, 9902, datë 17.04.2008. Blerësi duhet të jetë të paktën mbi 16 vjeç. "Blerësi" gjithashtu mund të jetë një kompani. Këto ligje aplikohen në statusin ligjor të palëve kur dispozita të posaçme të këtyre termave janë hequr. L'OCCITANE i shet produkte apo shërbime blerësit në faqen e vet. L'OCCITANE gjithashtu i ofron blerësit opsionin e dërgimit të produktit në shtëpinë e tij/saj ose në një zyrë postare.

Në ratin e shfaqjes së ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve lidhur me përmbajtjen e këtyre Termave dhe Kushteve apo shkeljeve për rrjedhojë, çështja në fjalë mund t’i kalojë Shoqatës në Mbrojtjen e Konsumatorit të shtetit shqiptar.