
FILOZOFIA JONË E FORMULIMIT
“MARRËDHËNIA JONË ME JU DHE BOTËN”
L'Occitane en Provence ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë, thellësisht i përkushtuar ndaj sigurisë së klientit duke kufizuar ndikimin mjedisor në çdo fazë të ciklit të jetës së produktit. Ne jemi gjithashtu të njohur gjerësisht për ofrimin e një eksperience të jashtëzakonshme sensoriale për klientët tanë përmes teksturave, aromave dhe veprimeve duke mos bërë asnjë kompromis për efikasitetin e produkteve tona.
NIVELET

NIVELI 3: STATUTI I PASTËR I L'OCCITANE
Pa shpëlarje: përbërës me origjinë natyrale >95%
Shpëlarje: përbërës lehtësisht të biodegradueshëm >95%
Maksimumi 1 përbërës i përdorur mesatarisht
NIVELI 2: STATUTI I FORMULIMIT TË L'OCCITANE
Përparësi ndaj përbërësve me origjinë natyrale
Përbërës të përdorur mesatarisht: vazhdimisht në kërkim të alternativave
Përbërësit e ndaluar: për arsye mjedisore, shëndetësore ose etike
NIVELI 1: RREGULLAT GLOBALE
Pajtueshmëria rregullatore globale për çdo produkt kozmetik në treg
NIVELI 1: Rregullat Globale
Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë dhe efikasitetit të produkteve tona dhe prodhojmë produkte që janë plotësisht në përputhje me të gjitha rregulloret në mbarë botën, duke përfshirë rregulloret e BE-së për kozmetikën, një nga rregulloret më të rrepta sot. Në L'Occitane, rreth 30 njerëz janë të përkushtuar, çdo ditë, për të siguruar që produktet tona të jenë të sigurta dhe në përputhje me të gjitha rregulloret.
NIVELI 2: Statuti i Formulimit
"Si duam të kujdesemi për ju?"
Besimi ynë i fortë te natyra dhe njerëzit, na ka shtyrë të zhvillojmë Statutin tonë strikt të Formulimit. Duke shkuar përtej pajtueshmërisë rregullatore, ne ndajmë zgjedhjet tona të formulimit me botën në mënyrë transparente. Ne zbulojmë qartë përbërësit që preferojmë të përdorim, ata që përdorim me moderim dhe vazhdimisht jemi në kërkim të alternativave më natyrale dhe miqësore me mjedisin, dhe ata që zgjedhim të mos përdorim fare.

SIGURIA
Ne i testojmë produktet tona në lloje të ndryshme flokësh dhe lëkure, duke përfshirë ato të ndjeshme, duke përdorur kontrolle dermatologjike dhe oftalmologjike. 100% e të gjitha produkteve tona i nënshtrohen testeve rigoroze, që janë më shumë se 800 aplikime për produkt. Ne prodhojmë dhe kontrollojmë cilësinë e produkteve tona përpara se t'i hedhim në treg dhe aplikojmë standardet më strikte ndërkombëtare rregullatore dhe të cilësisë. Siguria e konsumatorit ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë një përparësi kryesore.

EFIKASITETI
Efektshmëria e përbërësve tanë vërtetohet nëpërmjet testeve laboratorike in-vitro për të parashikuar efikasitetin e tyre klinik. Megjithatë, ne gjithmonë e plotësojmë këtë me teste shtesë të konsumatorëve dhe studime klinike in-vivo mbi produktin e përfunduar. Ne kryejmë rreth 600 teste efikasiteti në vit. Studimet tona klinike kryhen nga mjekë të pavarur (dermatologë, oftamologjistë dhe pediatër). Ata përdorin metoda vlerësimi klinik në kushte reale ose matje instrumentale në një panel vullnetarësh.

SENSORIALITETI
Ne jemi gjithashtu të njohur gjerësisht për përvojat tona të jashtëzakonshme sensoriale falë teksturave, aromave dhe veprimit, dhe ne do të vazhdojmë të hulumtojmë produktet më inovative sensoriale. Rreth 200 ekspertë ndijor janë trajnuar për të vlerësuar aromën, strukturën dhe pamjen e formulës sonë të re, duke na ndihmuar të arrijmë karakteristikat sensoriale të pritura nga konsumatorët tanë.

PËRBËRËSIT E PREFERUAR
Zgjedhja jonë e parë e përbërësve ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë, përbërës me origjinë natyrale, të tilla si ujërat tanë të luleve, ekstraktet bimore dhe vajrat esencialë. Brenda përbërësve tanë të preferuar, ne i japim përparësi atyre me biodegradueshmëri të lartë. Falë ekspertizës sonë të gjerë , me ta, ne forcojmë lidhjen tonë me trashëgiminë tonë provençale.

PËRBËRËSIT ME PËRDORIM TË MODERUAR
Stabilizimi ose përmirësimi i efikasitetit dhe ndjeshmërisë së formulave natyrore është një sfidë e madhe në industrinë tonë. Pra, ndërkohë që ne jemi vazhdimisht në kërkim të alternativave natyrore dhe ekologjike me të cilat mund t'i zëvendësojmë këto produkte, duhet t'i mbajmë ato në moderim në disa prej formulave tona, dhe vetëm pas metodave vlerësuese të plota nga ekspertët tanë toksikologjikë dhe nëpërmjet testeve të tolerancës.

PËRBËRËSIT E NDALUAR
Përbërësit e diskutueshëm, të tillë si parabenët, ftalatet dhe lëndët shtazore, megjithëse lejohen nga rregulloret, janë të ndaluara në formulat tona për shkak të ndikimit të tyre të mundshëm në mjedis, shëndet ose për arsye etike.
NIVELI 3: Statuti i Pastër
“Si e realizojmë ne të pamundurën për ju?”
Nëpërmjet programeve tona dinamike të përmirësimit të vazhueshëm, ne kemi ndërmarrë një sfidë të re globale mbi vete me anë të kriterit të “Statutit të Pastër”, në vijim të angazhimeve tona të Kartës së Formulimit: këto kritere shtesë nxjerrin në pah angazhimin tonë në rritje për të krijuar edhe më shumë formula natyrale (në produktet që lihen në lëkurë) dhe përbërësit që minimizojnë impaktin tonë mjedisor (produktet me shpëlarje), pa as më të voglin kompromis mbi sensorialitetin, efikasitetin dhe sigurinë e produkteve tona.
Produktet ku kemi arritur nivelin më të lartë në angazhime janë lehtësisht të identifikueshme falë kësaj logoje të pranishme në paketimet tona dhe në websitin tonë.

Për produktet që lihen në lëkurë, ne i japim përparësi përqindjes së përbërësve me origjinë natyrore si një garanci në Statutin tonë të Pastër.

Për produktet me shpëlarje, ne i japim përparësi përqindjes së përbërësve lehtësisht të biodegradueshëm si një garanci për Kartën tonë të Pastër.

NATYRALITETI & BIODEGRADUESHMËRIA
Të gjitha formulat tona të pastra përmbajnë të paktën 95% përbërës me origjinë natyrale për produktet që lihen dhe të paktën 95% përbërës lehtësisht të biodegradueshëm për produktet që shpëlahen.

PËRBËRËSIT E NDALUAR SHTESË
Përveç 14 përbërësve të dyshimtë që ndalojmë për të gjitha produktet në L'Occitane, Statuti ynë i Pastër thekson formulat tona ku tashmë kemi arritur të zëvendësojmë përbërës të veçantë që përdoren në mënyrë të moderuar me alternativa natyrale dhe ekologjike:
KONSERVANTËT: Fenoksietanoli dhe Poliaminopropil Biguanidi - i quajtur edhe PHMB-
AGJENTËT: Ciklosilikonet
FILTER UV: Etilheksil Metoksicinamat
AGJENTËT SHKUMUES: Sodium Lauryl sulfate - i quajtur gjithashtu SLS-

KUFIZIME PËR PËRDORIMIN E MODERUAR
Në formulat tona Clean Charter nuk do të gjeni më shumë se një përbërës të përdorur në mënyrë të moderuar*, në sasinë e duhur, për të garantuar sigurinë tuaj dhe të planetit, dhe të kontrolluar tërësisht nga ekspertët tanë toksikologjikë dhe nëpërmjet testeve të tolerancës.
*Me përjashtim të fragrancave dhe alergjenëve që janë të lidhura fort me ndjeshmërinë e produkteve tona: të gjitha fragrancat tona janë futur në formulat tona në dozën e duhur dhe alergjenët janë natyrshëm të pranishëm në to ose në ekstraktet tona bimore.