
Ҫfarë është lulja e Immortellës?
Në Korsikë, "Ishulli i Bukurisë" franceze, rritet një bimë që quhet immortelle. Lulja e saj nuk vyshket kurrë, edhe pasi mblidhet.
Pasi rritet në kushte të jashtëzakonshme me diell, ky "Diell i Artë" ofron më të mirën e ingredientëve të saj aktivë (resistancë ndaj kohës dhe agresorëve mjedisorë). Gjithashtu përmban edhe një përqëndrim të lartë të neryl acetate – një molekulë që ka aktivitet kundër-rrudhave, si dhe zotëron pesë patenta të mbrojtura në Francë.
Për më shumë se 18 vjet, L'OCCITANE ka punuar mbi vetitë e saj kundër-rrudhave dhe ka depozituar tashmë gjashtë patenta në Francë.


Një lule e rritur në mënyrë organike dhe me qëndrueshmëri ekologjike
Në 2004, L'OCCITANE vendosi të ngreje një program plantacionesh për të kultivuar këtë specie të egër. Departamenti i Ingredientëve të Qëndrueshëm Ekologjikisht ftoi disa prodhuesë për t'u përfshirë në kultivimin e parë organik të kësaj luleje të rrallë.
Kultivimi është e vetmja formë për të garantuar një burim të qëndrueshëm ekonomik të vajit esencial të Immortellës pa krijuar presion mbi mjedisin natyral të Helichrysum italicum (Immortellës).
Ndërhyrja e njeriut në këtë rast, nuk i ka kushtuar asgjë mjedisit, dhe ҫdo ngastër toke është kultivuar në formën më natyrale të mundshme.
Lulja e Immortellës, për lëkurë të rinuar e gjithë dritë
Përpos emrit të saj unik, lulja e Immortellës ka diҫka që të tjerët nuk e kanë: ingredientët aktive që i japin një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj kohës dhe agresorëve.
Immortella është bima që vazhdon të japë pafundësisht. Ajo vijon ta surprizojë L'OCCITANE, që nga ana e vet mbështetet tek metodat tradicionale për të ekstraktuar vajin e saj esencial. Ekipi ynë ia doli të kapte molekulat e avulluese, që të mund të hynte deri në zemrën e Immortellës. Në botën tonë moderne, ndotja ka ndikuar seriozisht në lëkurën tonë. Në kuadrin e një studimi mbi ndotjen, vaji ynë esencial i Immortellës ka treguar se zotëron dyfishin e fuqisë antioksiduese të Vitaminës E.*
*Analizë In vitro në skualenë peroksidimi induktuar nga mjedisi një-oksigjenor.


Serum-në-Vaj për Natën Immortelle Reset (Format Special)
Në Mbështetje të Prodhuesve
NJË HISTORI ҪILTËRSIE
L’OCCITANE e zbuloi këtë bimë të jashtëzakonshme në vitin 2001. Immortella e ka marrë emrin nga jetëgjatësia e saj e jashtëzakonshme - edhe pasi lulet janë këputur, ato nuk vyshken kurrë...
Në vitin 2004, L’OCCITANE lanҫoi një plantacion Immortelle në shkallë të gjerë në Korsikë, duke përdoryr metoda bujqësore organike. Kur Immortella mblidhet në shkurrnajat e Korsikë në mënyrë të qëndrueshme ekologjike, kjo në mënyrë indirekte ndihmon në parandalimin e zjarreve. Para kësaj, kjo lule kurrë nuk ka arritur të kultivohet me sukses në kushte të zbutura siҫ ka mundur vetëm L'OCCITANE.
Falë këshillës së teknikëve korsikanë dhe atyre provençalë, si dhe të fondeve të siguruara, 50 hektarë me Immortellë u mbollën në bregun lindor të Korsikës dhe në Balagne.
Sot, ky projekt ka bashkuar dhjetë kultivuesë/ distiluesë korsikan, të cilët përdorin metoda bujqësore organike dhe kanë kontrata që mbulojnë pesë deri në shtatë të korra...


Koleksioni i Immortelle Divine
ZBULONI
Koleksioni i Immortelle Precious
ZBULONI