Si të Shkëlqejmë Edhe Kur Dielli Nuk Shkëlqen?

PLANI YNË DIMËROR I BUKURISË
I ftohti, era, zymtësia... moti i dimrit është i ashpër për lëkurën , e cila ka tendencë të bëhet më e lodhur, e thatë dhe ndonjëherë e acaruar. Jepini regjimit tuaj të bukurisë një nxitje dhe ndiqni këshillat tona për t`i dhënë lëkurës suaj përkujdesjen ekstra që i nevojitet që të rrezatojë gjatë gjithë vitit!
Vishuni për Sukses
MBULOHUNI!
Së pari, mbështilluni mirë për të mbrojtur lëkurën dhe për të siguruar qarkullimin e duhur të gjakut; mësohuni të vishni shall dhe doreza. Aplikoni një krem ushqyes para se të dilni, si Balsam Intensiv për Duart me Shea Butter,dhe sigurohuni që të përthithet nga lëkura. Shmangni ekspozimin ndaj temperaturave ekstreme dhe mbani mend që edhe nxehtësia e brendshme ndikon në lëkurë delikate.

Bukuroshja e Fjetur

RINONI TRUPIN TUAJ
Gjatë natës, trupi juaj ndikohet nga agresorët e jashtëm që ka kaluar gjatë ditës. Koha ideale e gjumit ndryshon nga një person në tjetër, por mesatarja duhet të jetë rreth 7 ose 8 orë çdo natë. Për një gjumë të përshtatshëm, sigurohuni që të krijoni një atmosferë të paqtë në dhomën tuaj të gjumit. Ju mund të përdorni produktin tonë Vesë Relaksuese për Jastëkun Cocon de Sérénité for a soothing sensation of well-being.
Bëhuni Njohës i Diellit
MOS NËNVLERËSONI MBROJTJEN NGA DIELLI
Dielli i dimrit mund të jetë po aq i dëmshëm sa dielli i verës për lëkurën, prandaj mos harroni të mbroni fytyrën tuaj. Mënyra më e thjeshtë është duke aplikuar një hidratues, një krem që përmban SPF çdo ditë, edhe në dimër, sidomos nëse po shkoni për ski apo do kaloni shumë kohë jashtë. Për një ndriçim natyral, provoni Krem Fytyre i Paçmuar me SPF20 nga Immortelle Precious

Ushqime të Shëndetshme

NJË DIETË E SHËNDETSHME NË DIMËR
Një dietë e shëndetshme është më e rëndësishme në dimër, se sa gjatë pjesës tjetër të vitit. Marrja e duhur e vitaminës C jo vetëm do të nxisë sistemin tuaj imunitar, por gjithashtu do të ndihmojë lëkurën tuaj të duket rrezatuese duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe kufizuar plakjen e qelizave si një antioksidues i fortë. Piper, majdanoz, kivi, agrume dhe të gjitha perimet dhe frutat e freskëta, ti e ke një zgjedhje! Omega-3 (e cila mund të gjendet në yndyrën e peshkut, arra, farat e lirit dhe vajin e rapës...) gjithashtu merr pjesë në bërjen e lëkurës më të lëmuar dhe elastike.
Edhe pse ne priremi të konsumojmë më pak ujë në dimër, trupi ynë ka nevojë për hidratim, prandaj mos harroni të hidratoheni. Meqenëse pijet e ftohta mund të na duken më pak tërheqëse, ju mund të provoni ujin e ngrohte me limon, ose çaj.
Jini të Butë me Lëkurën tuaj!
PËRSHTASNI RUTINËN TUAJ TË KUJDESIT PËR LËKURËN
Në dimër, ajri është më i thatë dhe tenton të largojë hidratimin e lëkurës, prandaj hidratimi i shtuar dhe produktet delikate me ingredientë natyral janë të domosdoshëm. Ju mund të ndryshoni locionin tuaj me një krem, mbuluesin pudër me një më fluide dhe të ndryshoni larësin tuaj të zakonshëm me një në trajtë shkume ose qumështi (Qumësht Pastrues për Fytyrën me Fik dhe Mjaltë është një nga të preferuarat tona!). Për të nxitur efikasitetin dhe hidratimin, shtoni në rutinë një serum kundër plakjes, përpara kremit.

Trajtojeni Trupin Tuaj me Dashuri

HIDRATIM, HIDRATIM, HIDRATIM
Bëni dushe të shkurtra, të ngrohta duke shmangur ujin e nxehtë pasi dëmton shtresën lipidike të lëkurës suaj. Tërshëra e bluar e shtuar në vaskën tuaj do të bëjë mrekulli në lehtësimin dhe zbutjen e irritimeve dhe acarimeve të lëkurës. Ajo gjithashtu luan rolin e një eksfoljuesi të lehtë, perfekt për muajt e dimrit.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja, hidratohuni rregullisht, menjëherë pas dushit, në lëkurë të njomë. Në varësi se sa e thatë lëkura juaj është, ju mund të zgjidhni Krem Ultra i Pasur për Trupin nga Shea Butter or Locion për Trupin Ultra i Pasur me Shea Butter.

Më i Shituri