• Example title

    Use this section to explain a set of product features, to link to a series of pages, or to answer common questions about your products. Add images for emphasis.

    Use this section to add offers or coupon codes

  • Example title

    Use this section to explain a set of product features, to link to a series of pages, or to answer common questions about your products. Add images for emphasis.

    Use this section to add offers or coupon codes

  • NJË ZGJIDHJE SOLIDE PËR PLANETIN!

    BALSAMI SOLID

    Balsami Solid kompleton më së miri rutinën tonë solde, një risi dedikuar kënaqësisë dhe mirëqënies së mysafirëve tuaj.

    2 arsye për ta vlerësuar atë? Mik i Planetit & i Udhëtimeve.

    Zbuloni gjithë ekspertizën e kujdesit të flokëve nga L'Occitane me këtë balsam formuluar pa silikone dhe sulfate. Falë veçorive të tij riparuese dhe zbutëse, ai i zbut flokët dhe i mbështjell me aromën delikate të bajameve të sapo-mbledhura, duke i çuar mysafirët tuaj në një udhëtim në Jugun e Francës.
    Merreni me vete lehtësisht falë paketimit 100% karton i riciklueshëm. Ky produkt i qëndrueshëm ekologjik është surpriza perfekte në dhomën tuaj për një përvojë unike, ndërkohë që redukton impaktin tuaj mbi planetin.

    SHAMPOJA SOLIDE

    Ne e kemi gdhendur Shampn tonë Solide të Bajames duke përdorur të njëjtat përzjerje ingredientësh të përsosur natyralë për t'iu përgjigjur nevojave specifike të flokëve siç edhe me shampot tona të lëngshme.  

    Rezultati?
    Super shkumë dhe aromë e mrekullueshme. 
    Formuluar me vajin e bajames nga Provanca formula jonë është pa silikone dhe sulfate.

    Pasi u krijua me flokët dhe planetin në mendje, paketimi është karton 100% i riciklueshëm FSC, i ripërdorshëm për transport dhe formula jonë përbëhet nga ingredientë 99.4% të biodegradueshëm.

    ZBULONI

    FËRKO

    Ashtu si me sapunin e trupit, filloni ta fërkoni shampon solide në duar të lagura derisa të krijohet shkumë e mjaftueshme.

    LAJ

    Vijoni duke aplikuar shkumën e krijuar në flokë dhe filloni të lani kokën me shampon solide. Lëreni të veprojë në flokë e skalp për pak minuta.

    SHPËLAJ

    Shpëlajeni plotësisht nga flokët dhe voila!

    SOLIDE VS E LËNGSHME

    Ka diçka tjetër që dashurojmë tek produktet solide...
    Është pikërisht sasia e ujit që ne kursejmë gjatë prodhimit të tyre krahasuar me produktet e lëngshme. Pra, jo vetëm ju si klient ndihmoni në ruajtjen e planetit, por edhe ne si një kompani e përgjegjshme.
    Të gjithë ne konsumojmë më pak, e konsumojmë më mirë në këtë sipërmarrje.
    Kjo është ajo që dashurojmë. 

    SILIKONI DHE FLOKËT

    Silikoni vepron si një shtresë mbi flokët tuaj për t'i bërë ata të duken të shlëlqyeshëm. Pra, nuk janë tamam flokët tuaj të shëndetshëm e me shkëlqim, por mbetja e këtij produkti kimik në sipërfaqjen e tyre që i bën flokët tuaj të duken si të tillë.

    SILIKONI DHE PLANETI

    Silikoni, nga ana tjeter, nuk është i biodegradueshëm dhe tepria e tij rrjedh nëpër tubacione, gjë që përfundon duke ndotur ujin dhe tokën...