
UDHËZUESI YNË PËR RITUALIN PERFEKT KUNDËR RRUDHAVE NË 4 HAPA RREZATUES

RUANI NJË KOMBINIM TË SHËNDETSHËM MINERALESH
Edhe nëse nuk keni kontakt me produktet e bukurisë, ose papastërtitë nga mjedisi i jashtëm, të gjitha tipet e lëkurës mund të përfitojnë nga larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje.
Largon papastërtitë dhe yndyrën.
Ndihmon në përgatitjen e lëkurës për pjesën tjetër të rutinës.
Ndihmon në rritjen e ndriçimit të lëkurës.
Për një larje më intensive, provoni larjen dyfishe. Kjo teknikë me 2 hapa përdor dy larës të ndryshëm për të shënjestruar 2 llojet e papastërtive: me bazë yndyre dhe atë me bazë ujore

PJESA 1
Filloni me një vaj ose balsam, si Pastruesi Vajor-në-Qumësht me Immortelle dhe Calendura, për të larguar papastërtitë me bazë yndyre duke përfshirë sebumin dhe makijazhin.
PJESA 2
Pasojeni me një larës me bazë ujore, si Krem Pastrues Shkumëzues nga Immortelle Divine, për të larguar papastërtitë e mbetura.

HAPI 2 - SHENJAT E DUKSHME TË MOSHËS
Serumi përmban një përqëndrim të lartë të ingredientëve aktiv për një veprim te përcaktuar.
• Aplikoje në lëkurë të pastër pas locionit.
• Përmban përqëndrim të lartë të ingredientëve.
• Të referuara si esenca ose ekstrakte.

HAPI 3 - KUJDESUNI PËR ZONËN E SYVE
Shenjat e para të moshës shfaqen në zonën e syve sepse lëkura është më delikate dhe e hollë, por nga ana e mirë, gjithashtu dhe shumë përthithëse.
• Lëkura në zonën e syve duke qenë më e hollë ka tendencë të plaket më herët dhe më shpejt.
• Produktet për zonën rreth syve duhet të jenë delikate dhe të lehta.
• Kujdesi ndaj zonës së syve përmban ingredientë specifik që ndihmojnë në luftën ndaj fryrjeve dhe rrathëve të errët.
• Kremrat e syve janë ideal për lëkurë të thatë, kurse tekstura e xhelit është ideale për lëkurë normale.

HAPI 4 - HIDRATONI DHE NDRIÇONI LËKURËN TUAJ
Lëkura juaj është delikate dhe nuk duhet të përballet me botën e vetme. Përfundojeni ritualin e kujdesit kundër rrudhave duke e hidratuar dhe ushqyer lëkurën, e cila ndihmon në ruajtjen e barrierës së hidratimit.
• Siguroni hidratim dhe rehati duke ndihmuar në ruajtjen e barrrierës hidrolipidike të lëkurës.
• Është ideale për të kaluar nga tekstura të pasura në të lehta: teskturat e pasura në dimrin e thatë dhe ato të lehta për verën me lagështirë.
Artikuj të Rekomanduar

KUJDESI PËR LËKURËN E BRISHTË POSHTË SYVE
Sytë e lodhur e të fryrë shfaqin stresin, lodhjen dhe moshën? Zbuloni këshillat tona për t'u kujdesur për lëkurën e ndjeshme poshtë syve dhe si të eliminoni enjtjet.

RUTINA E BUKURISË NË DITËT ME SHI
Mos lejoni që ditët me shi t'ju pezmatojnë! Ne kemi një sërë këshillash dhe trukesh për të mirëmbajtur rutinën tuaj të bukurisë, pavarësisht rrebeshit.

KËSHILLA PËR NJË DITË RELAKSI SPA-je NË SHTËPI
Koha për t'u çlodhur! Hapini rrugën mirëqenies, zbuloni këshillat tona
për të krijuar një ditë SPA-je sensoriale dhe relaksuese në shtëpi.
