Kujdesi për Shikimin


Mungesa e vitaminës A është një nga shkaqet kryesore të verbërisë në fëmijëri.

80% e verbërisë është e parandalueshme.

Çdo 5 sekonda, dikush në botë humbet shikimin.
LE TË ËNDËRROJMË NJË TË ARDHME KU TË MUND TË SHOHIN TË GJITHË
NËSE NUK BËJMË ASGJE, numri i personave me shikim të dëmtuar dhe të verbër do të trefishohet deri në vitin 2050.


QËLLIMI YNË:
Për t'u mundësuar 15 milionë përfituesve që të kenë akses në kujdesin për sytë deri në vitin 2025.

Dy mënyra për t'ia arritur kësaj:
1. Të mbledhim fonde së bashku
2. Të bëjmë një ndryshim së bashku.
BRAIL

T`I BËJMË PRODUKTET TONA MË TË AKSESUESHME PËR NJEREZIT ME DËMTIME NË SHIKIM
Ne filluam t`i shkruanim emrat e produkteve tona në Braille (në anglisht, gjuha më e kuptuar gjerësisht) në vitet 1990 dhe kemi vazhduar që atëherë! Kjo nuk është vetëm një mënyrë për t'i bërë produktet tona më të aksesueshme për njerëzit me shikim të dëmtuar; është gjithashtu një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për humbjen e shikimit.
FILIALE ME VIZION…
DHE AMBICIE!
Filiali ynë malajzian përfshiu klientët në Garën për Shikimin dhe i ftoi ata të postonin foto të këmbëve të tyre - me fjalët "Luftoni verbërinë e shmangshme" - në Instagram, së bashku me hashtags zyrtar të Garës për Shikimin. Për çdo foto të postuar, L'OCCITANE Malaysia bëri një donacion. Një ide që ia vlen të zhvillohet!

LUFTA NDAJ VERBËRISË NË BURKINA FASO

NDARJA E MISIONIT ME OJQ-të
Përveç mbështetjes së grave në Burkina Faso, ne po punojmë me OJQ të tilla si Light for the World and Sight Savers për të eliminuar sëmundjet dhe kushtet verbuese në rajone të veçanta.
PËRFSHIRJA E PUNONJËSVE
DHËNIA E PAGAVE DHE GARA PËR SHIKIMIN!
Filialet tona anembanë botës përfshihen në projekte dhe iniciativa lokale, të lidhura me shikimin. Çdo vit, punonjësit e L'OCCITANE mund të marrin pjesë në "Garën për Shikimin" - një garë e përfshirë që mbledh fonde për të luftuar dëmtimin e shikimit. Në Francë, ne kemi gjithashtu një skemë "dhënieje të listës së pagave", që u mundëson punonjësve të bëjnë donacione të rregullta bamirësie ruajtëse-të-shikimit.

