Si të zgjedhim një parfum?

Aroma. Mund të jetë një mjet i fuqishëm që nxit kujtime dhe gjendjen shpirtërore në jetët tona si dhe sakaq ju bën të ndjeheni më shumë vetvetja! Pra, si do ta gjejmë 'të vetmin' parfum që ju flet ndër gjithë atyre zgjedhjeve nga bota e parfumeve? Na lejoni t'ju ndihmojmë të gjeni përputhjen tuaj.
- Cfarë kërkoni tek një parfum?
- Si ju pëlqen ta mbani parfumin tuaj?
- Si ta bëni parfumin tuaj të zgjasë?
- Shtojini parfumit prekjen tuaj individuale
1. CFARË KERKONI NGA NJË PARFUM?
Së pari, ja vlen të mendoni se cfarë kërkoni tek një parfume. Ndoshta po kërkoni aromën që ju përfaqëson, atë që mund ta mbani gjithë ditën, cdo ditë. Nga ana tjetër mund të jeni në kërkim të një spërkatjeje për një cast ekzaltimi dhe zgjimi në mëngjes, ose në të kundërt, dicka më të thellë për të emocionuar mbrëmjet tuaja e për t'u bërë ajo prekja finale për veshjen tuaj.
Kujtimet e një arome mund të qëndrojnë me ju përjetë dhe sakaq t'ju cojnë në një peirudhë kohore apo edhe në një cast ekzakt, të tillë që ia vlen të mendohet sa herë të hidhni Eau de Parfumin tuaj së bashku me karakterin, stilin tuaj të jetesës, stinë apo edhe një event dhe duke pasqyruar zgjedhjet për t'u përputhur me të.

Si ndjeheni ju?
- Ndjeheni romantikë dhe po shijoni ritmin e qetë të jetës? Zgjidhni notat orientale të tilla si Trëndafili, Vanilja ose Myshku të tilla si Parfumi yne i preferuar Arlesienne Eau de Toilette.
- Ndjeheni aventurierë dhe kërkoni një parfum të freskët? Nota të tilla si Verbena, Agrume apo Xhinxher, sic i gjejmë në Cedre Gingebre Eau de Toilette.
- Ëndërroni më shumë ngrohtësi? Kërkoni për parfume me nota të tilla si Amber, Patouchli ose Vanilje të tilla si Ambre Eau de Parfum
2. SI JU PËLQEN NORMALISHT TA MBANI NJË PARFUM?
Pastaj, merrni në konsideratë si ju pëlqen ta mbani një parfum. Mund të preferoni një spërkatje të sofistikuar që ju tërheq hera-herës vëmendjen gjatë ditës, në këtë rast do t'ju rekomandonim otë zgjidhnit një Eau de Toilette, më të lehtën e dy formulave tona të parfumeve.
- Eau de toilette: Formula e Eau de Toilette përmban kryesisht rreth 10% përqëndrim të përbërsve aromatikë cka con në një përfundim të freskët e delikat me një zgjatje kohore 4-6 orë.
- Eau de parfum: Krahasojeni këtë me një Eau de Parfum i cili është më i forti nga dy formulat tona të parfumeve me rreth 15% përqëndrim aromatik dhe rezultati do të jetë një përfundim më intensiv dhe i guximshëm, cka do të ketë më shumë impakt, plus një jetgjatësi prej 8-12 orësh.
- Eau de Cologne: Duke u nisur nga formula më e freskët dhe e lehtë, një Eau de Cologne përmban kryesisht rreth 3% përqëndrim të përbërsve aromatikë që do ta parfumosin butësisht lëkurën për disa orë - perfekt për një përfundim të lehtë e natyral.
3. SI TA BEJMË PARFUMIN TUAJ QË TË ZGJASË MË SHUMË?
Sidoqoftë, është e mundshme të maksimizoni jetëgjatësinë e parfumti tuaj edhe mëtej nëse do të zgjidhni një Eau de Toilette apo një Eau de Parfum, duke përdorur këshillat e mëposhtme:
- Sado të tundoheni për ta spërkatur një parfum në kycet e duarve dhe t'i fërkoni së bashku, përpiquni t'i rezistoni pasi ky veprim i presimit të lëkurës mes vetit mund të prishë notat e parfumit në fjalë, duke bërë që notat e kreut të avullojnë më shpejt. Thjesht spërkateni, më pas lejojeni parfumin të zerë vend në mënyrë që kompleksiteti i vërtetë i aromës të ndërthuret së bashku.
- Aplikojeni parfumin tuaj në pikat e pulsit, zonat e trupit ku venat rrjedhin pranë sipërfaqjes së lëkurës rrjedhimisht duke cliruar më shumë nxehtësi, duke lejuar parfumin të zerëhe areas of the body where veins flow closer to the skin therefore emit vend dhe të zhvillohet më shpejt. Kycet, pas veshëve, të pasmet e gjunjve dhe brenda brrylave janë të gjitha pika nevralgjike ideale.
- Hidrato, hidrato, hidrato! A e dini se, parfumet avullojnë më shpejt në lëkurat më të thata? Për rrjedhojë, mbajeni lëkurën të hidratuar me një locion kremoz trupi qoftë në një aromë neutrale për më shumë jetëgjatësi, një në të njëjtën aromë si parfumi për më shumë intensitet, ose edhe një aromë plotësuese për një risi në rutinë tuaj cka më sjell tek pika finale...
4. SHTOJINI PARFUMIT TUAJ PREKJEN TUAJ INDIVIDUALE
Një efekt i ngjashëm mund të arrihet edhe duke spërkatur dy parfume të ndryshme mbi njëri-tjetrin, por jemi të mendimit se shtresa e hidratuesit sjell një butësi të bukur dhe kontakt për kombinimin tuaj unik. Zbulimet tona të shtresëzimit të parfumeve më të preferuara nga kategoritë tona janë si vijon:
- Për një freski të pastër pranverore, shtroni Locionin tonë Shea Butter 15% me Ambre Eau de Parfum
- Për t'i shtuar pak ëmbëlsi sensualitetit tuaj, provoni kremin tonë të mëndafshtë Almond Milk Concentrate.

Parfume për Femra
Qofshin fusha të lulëzuara trëndafilash në dhomën tuaj, apo Verbenat energjike në tavolinë e zyrës suaj , kategoria jonë e parfumeve për femra do të thotë që Provanca do t'ju ndjekë ngado. Eksploroni koleksionin tonë të parfumeve për femra për të zbuluar parfumet florale dhe aromat energjike ideale pë cdo okazion.

Parfume për Meshkuj
Secila prej aromave tona mashkullore tregon një histori, rimishëron një legjendë, këndon këngët e Provancës. Kategoria jonë e gjerë e parfumeve për meshkuj është perfekte për t'iu përshtatur stileve & personaliteteve të ndryshme, përherë me një prekje unike që mishëron atmosferën mbërthyese të Provancës. Eksploroni kremërat pasrroje dhe parfumet për meshkuj, nga të drunjtat tek agrumet.

Parfumet për Shtëpinë
Kategoria jonë e gjerë e aromave përfshin lavandën, verbenën, nerolin dhe notat florale për t'iu përshtatur përsosmërisht stileve dhe personaliteteve të ndryshme, përherë me atë prekjen unike që mishëron atmosferën mbërthyese të Provancës. Zbuloni kategorinë tonë hirëplotë të parfumeve për shtëpinë.