Cfarë është Eau de Toilette dhe Eau de Parfum?

Blerja e një parfumi mund të jetë komplekse. Përpos përzjerjes unike të notave aromatike, mund të keni vërejtur një diferencim në emërtim dhe përpos kësaj, një ndryshim thelbësor në cmim. Termat francezë përdorur për të përshkruar tipe të ndryshme parfumesh janë universale.
Si Eau de Toilette dhe Eau de Parfum kanë kuptime precize dhe specifike që janë tepër të dobishëm për të kuptuar dhe zbulimi i tipareve përcaktuese të të dyjave mund të ketë një qasje thelbësore qoftë për intesitetin e parfumit tuaj të preferuar dhe impaktin në buxhetin tuaj!
Përdorni udhëzuesin tonë si mëposhtë dhe zbuloni se cili ‘Eau de’ është përputhja më e mirë për ju.
Eau de Toilette

CFARË NËNKUPTON EAU DE TOILETTE?
Nga frëngjishtja 'toilette’ i referohet ritualit të pregatitjes për ditën që ju pret, nga larja tek ndërmarrja e ritualeve ditore të bukurisë si dhe spërkatja e aromës suaj të preferuar. Eau de Toilette thjesht do të thote, ujë tualeti dhe i referohet një uji aromatik përdorur për të parfumuar trupin dhe flokët. 'Toilette' ka qenë në përdorim masiv në anglisht, por doli jashtë mode vitet e fundit.
Eau de Toilette është, si të gjitha parfumet, një përzjerje varjash aromatikë intensivë, alkool dhe një pakice ujë. Vajrat aromatikë në vetvete do të ishin tepër intensivë për të parfumuar lëkurën tuaj drejtpërdrejtë dhe përzjerja e lëngjeve krijon një aromë të balancuar.
Tipikisht, ndërthur rreth 10% të varjave aromatikë cka krijon notat unike të aromës suaj të përzgjedhur. Aromat janë shpesh të lehta dhe të freskëta, që zbehen gradualisht pas disa orësh. Janë fantastike për përdita dhe gjatë verës, kurrë nuk të bezidsin.
Eau de Parfum

CFARË ËSHTË EAU DE PARFUM?
Eau de Parfum përkthehet ujë i parfumuar dhe përmban një sasi më të përqëndruar të vajrave aromatikë që përcaktojnë aromën. Duhet të përmbajë mbi 15% të vajrave esencialë cka për rrjedhojë tërheq një cmim më të lartë.
Këto aroma mbajnë më gjatë, ndihen më intime dhe janë ideale për një mbrëmje romantike apo raste të vecanta. Eau de Parfum zakonisht zgjat për një periudhë më të gjatë dhe mund të përdoret më rrallë se Eau de Toilette.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, zgjedhja e një Eau de Parfum ul gjasat e një reaksioni, pasi nivelet e reduktuara të alkoolit janë më delikate për lëkurën tuaj.
Tani që dini gjithë ndryshimet midis Eau de Toilettes dhe Eau de Parfum, është koha të zbuloni të gjitha fragrancat: