Lehtësia buron nga brenda, zbuloni Artiçokën!
Për breza me radhë, është folur që uji nga zjerja e artiçokës ndihmonte në pastrimin dhe detoksifikimin për një ndjesi lehtësie - brenda & jashtë*. Virtytet terapeutike të kësaj bime vendase të Mesdheut na ka nxitur të studiojmë benefitet e saj në lëkurë dhe të hedhim një vështrim të ri ndaj kujdesit vetjak**. Aftësia për t'u kujdesur për veten, në të gjitha aspektet e vetes, është një fenomen që na frymëzon tërësisht. Kështu lindi dhe kategoria e Artiçokës.
* brenda & jashtë / ** kujdesi vetjak
ARTIÇOKA, linja jonë e parë brenda&jashtë

Çasti i mirëqënies suaj, një çast për veten

Hapi 1, Skrabi i Trupit: Ngroh & Aktivizo
Skrabi Ngrohës i Artiçokës është një skrab që pregatit dhe ekfoljon lëkurën, eleminon qelizat e vdekura dhe nxit rigjenerimin e tyre.
Me masazhin e duhur, ai ndihmon në stimulimin e mikroqarkullimit dhe redukton dukjen e celulitit.
81% e grave ndjejnë lehtësim të menjëhershëm të këmbëve*
68% e grave ndjejnë se produkti ndihmon në reduktimin e celulitit*
*Test i kryer tek 31 gra në Francë për 1 muaj

Hapi 2, Kremi Masazhues i Trupit: Fresko & Tonifiko
Kremi masazhues i Artiçokës aplikohet pas dushit dhe skrabit, për një hidratim të menjëhershëm që përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe i jep një pamje të fortë e të qëndrueshme. *
Përdorimi i Gua Sha-s mundëson forcimin e efikasitetit të kremit duke garantuar një masazh intensiv i cili përmirëson mikroqarkullimin edhe më shpejt.
100% e grave që e përdorin çdo ditë dëshmojnë për efektin pozitiv që ndjejnë pas vetëm një muaj përdorimi*.
*Testi i konsumatorit tek 31 gra që e përdorën kremin masazhues së bashku me gua sha

Hapi 3, Eliksiri i Lehtësisë*: Lehtëson & Drenazhon
Eliksiri i Lehtësisë përbëhet nga ekstrakti i artiçokës, finokut, çikores dhe ekstrakti i rrodhes.
Një lugë çaj në një gotë me ujë ose kos çdo ditë, idealisht në mëngjes, ndihmon në tretjen, drenazhimin dhe detoksifikimin.
Ju do të jeni në gjendje ta ndjeni atë, këtë lehtësim të rizbuluar. Dhe jo vetëm tani, por në mënyrë të qëndrueshme.
*Vegane, pa gluten dhe pa përmbajtje bulmeti.
Ingredienti i Artiçokës

Artiçoka jonë e ka prejardhjen nga një burim i qëndrueshëm organik, kultivuar nga fermerë brenda një ESAT (Stabiliment dhe Shërbime të Ndihmës nëpërmjet Punës). Ajo është e pasur me polifenole dhe inulin.
Përbërës me emra misteriozë, por me një prejardhje sublime: ato kanë veçori tretëse, diuretike dhe luftuese ndaj kolesterolit.
Për ta transofrmuar këtë ushqim super detoksifikues në një ekstrakt kozmetik, ne iu drejtuam gjetheve të saj, po aq të njohura për veçoritë e tyre mjekësore. Kështu kërkimet tona intensive, eksperimentet, testet dhe kalibrimet për të përftuar këtë ekstrakt, na lejojnë sot të ofrojmë këtë kategori të Artiçokës dedikuar lehtësisë.
Ingredientët e Butësisë së Përjetshme
Kategoria e Artiçokës është projektuar për t'u integruar në një rutinë gjithpërfshirëse me produkte për t'u gëlltitur ose aplikuar në lëkurë, kombinuar me teknika masazhimi.
97% e grave dëshmojnë se kategoria e Artiçokës kombinuar me protokollin e masazhit tonifikon lëkurën***
94% e grave dëshmojnë që kategoria e Artiçokës kombinuar me protokollin e masazhit zbut lëkurën**
97% e grave dëshmojnë që kategoria e Artiçokës kombinuar me protokollin e masazhit ndihmon reduktimin e grumbullimit të ujit**
100% e grave dëshmojnë që kategoria e Artiçokës kombinuar me protokollin e masazhit i jep trupit një ndjesi lehtësimi***
*Test in vitro të kontraktueshmërisë vaskulare / **Test përshkueshmërie in vitro/ ***Testi i përdorimit në 33 gra në Kinë

Veçantia e lehtësisë së brendshme në fakt mund të shihet që nga jashtë.....

MENDJA & TRUPI.
Nuk ka hapa të vegjël.
Ecja mbetet aktiviteti më i thjeshtë dhe shpërblyes për shëndetin fizik dhe atë mendor.
Vetëm 30 minuta në ditë dhe efekti pozitiv është aty: qarkullim më i mirë i gjakut dhe një mendje e lehtë.

TRUPI.
Kos vegjetal, komposto, smoothie...
Kjo nuk është lista jonë e blerjeve, por një listë aspak e lodhshme ushqimesh që ju mund ta shoqëroni me Elixir de Légèreté.
Vetëm një lugë e vogël çaji, në vend të ëmbëlsirave që trupi juaj ka vështirësi t'i tresë dhe tadaaa, ja ku e përfshitë një vakt të vogël në rutinën tuaj të lehtësisë.

MENDJA.
Vihuni në lëvizje.
Thonë që duhet të mendoni, para se të veproni, por ndonjëherë harrojmë që duhet të bëjmë të kundërtën.
Kryeni një aktivitet, diçka pozitive për ju, mendimet tuaja do t'ju përshtaten po aq pozitivisht.
Si bonus, kryeni 3 sete prej 3 frymëmarrjesh të thella pas ushtrimeve fizike për të shumëfishuar benefitet e këtij aktiviteti në mendjen tuaj.