



EKSPLORO MË SHUMË KATEGORI
Përshkrimi
Ky Eau de Toilette frutor dhe floral do t'ju transportojë në kodrat pikaloshe të qershisë në Francën jugore me aromën e tij delikate dhe të freskët. Ky parfum femëror, është krijuar me ekstraktin e qershisë nga rajoni Luberon i Provancës. Kënaqni shqisat tuaja me notat e fresias, qershisë dhe zambakut të luginës, të theksuara nga një bazë amberi dhe myshku që zgjat. Për ta përdorur, spërkatni zonat e pulsit në trup, duke përfshirë qafën, kraharorin dhe kyçet e dorës. Për rezultate më të mira, shtresëzoni aromat tuaja: aplikoni Eau de Toilette pasi të keni përdorur Cherry Blossom Shimmering Lotion. "Për shkak se lulet e qershisë fluturojnë tej që në flladin e parë të pranverës, ato janë kaq të rralla dhe të çmuara" - Olivier Baussan, Themeluesi i L'OCCITANE

Fjalët e parfumierit
“Kam luajtur me kontrastet e notave delikate të luleve, të frezisë dhe
zambakut të luginës, të ndërthurura me aromën e butë dhe joshëse të qershisë,
që thekson njëkohësisht hijeshinë dhe qëndrueshmërinë e saj.”
- Parfumieri Jérôme Epinette.