Politika e Transportit

Transporti Standard: Të gjitha dërgesat tona kryhen nëpëmjet postës Mr.Courier. Tarifa jonë standard për transportin është 200 lekë brenda vijës së verdhë të Tiranës, dhe 300 lekë jashtë vijës së verdhë dhe nëpër rrethe. Gjithashtu transporti është FALAS për porosi mbi 5,000 lekë, përjashtuar periudhat promocionale.

Ne kryejmë dërgesa në mbarë territorin shqiptar.

Ne jemi në gjendje ta përgatisim porosinë tuaj brenda 2 ditë pune (në varësi të disponueshmërisë së stokut), dhe ta dërgojmë tek ju brenda 2-4 ditë pune.

Rikthimet dhe Shkëmbimet

Ne kemi një poltikë kthimi 7-ditore, që do të thotë ju keni 7 ditë pasi të keni marrë produktin/et tuaj për të kërkuar një kthim.

Për t’u kualifikuar për një kthim, produkti juaj duhet të jetë në të njëjtat kushte siç e keni marrë; i papërdorur, në paketimin e tij origjinal, dhe i vulosur ku aplikohet. Gjithashtu ju nevojitet fatura ose prova e blerjes. Ne nuk mund të ofrojmë këmbime apo rimbursime për produktet e hapura apo të përdorura.

Për shkëmbimet, mënyra më e shpejtë për të garantuar që ju të merrni atë që dëshironi është ta ktheni artikullin që keni marrë, dhe sapo të pranohet kthimi, të bëni një blerje të veçantë për artikullin e ri.

Për të kthyer çdo produkt, duhet ose të shkoni në dyqanin më të afërt L'Occitane, të na dërgoni email në klient@loccitane.al, ose na telefononi në +355 682003606. Nëse kthimi juaj pranohet ne do t’ju këshillojmë përkatësisht, dhe (vetëm në rastin kur ju po e ktheni vetë produktin/et në një nga dyqanet tona) ne do të organizojmë një përfaqësues të stafit tonë që personalisht të vijë për t’ju marrë produktin/et e kthyer.
Artikujt që do të na dërgohen pa na kërkuar paraprakisht një kthim, nuk do të pranohen.