NE JEMI KULTIVUESIT E NDRYSHIMIT

Që nga viti 1976, L'Occitane en Provence ka imagjinuar, prodhuar dhe shitur produkte bukurie për kujdesin e lëkurës dhe për mirëqënien me qëllimin për të ndarë me botën mrekullitë e natyrës. Ambicia jonë është jo vetëm të ruajmë tokat, por të rigjenerojmë ekosistemet. Ne besojmë se bukuria shkon përtej ç'te sheh syri. Nga fara tek lëkura, ne qëndrojmë holistik në përqasjen tonë. Në L'Occitane en Provence, ne përherë kemi qenë Kultivues të Ndryshimit. Kjo mënyrë të menduari nuk është asgjë e re për ne. Ne bëjmë më të mirën tonë për të sjellë një ndryshim pozitiv në botë dhe gjithmonë përpiqemi të frymëzojmë cilindo përreth nesh për të bërë të njëjtën gjë.

KULTIVIMI I NDRYSHIMIT NËPËRMJET VEPRIMEVE TONA

KULTIVIMI I NDRYSHIMIT, VIT PAS VITI

Lejoni t'ju tregojmë historinë tonë nëpërmjet një viti… Çdo vit, ne mbjellim ingredientë të fuqishëm që janë në simbiozë perfekte me ekosistemet e tyre. Ne rikthehemi tek Toka Nënë dhe mrekullohemi me lulëzimin e saj. Ne eksplorojmë thesaret e saj dhe hetojmë vetë metodat tona derisa shpikje të reja zbulohen. Ne i gdhendim ato në kujtime të papritura. Bëhemi një ekip me njerëzit në nivel lokal, pasi besojmë që çdo veprim mund të sjellë një ndryshim rrënjësor, pavarësisht sa i madh apo i vogël qoftë.

HISTORIA JONË NDAHET NË KATËR KAPITUJ

NE RRISIM NATYRËN

Ne besojmë në agrokulturën e qëndrueshme dhe zhvillojmë metoda agro-ekologjike për të rritur ingredientët tanë ikonikë. Ato përftohen nga burime të qëndrueshme ekologjike dhe në mënyra që nuk ushtrojnë presion mbi ekosistemet e paçmuara dhe mjediset natyrale që na rrethojnë. 

NE SHFAQIM MREKULLIRA

Ne e kuptojmë që, si gjithçka tjetër në natyrë, flokët dhe lëkura jonë kanë ekosistemet e tyre. Për të mbështetur rigjenerimin e tyre, ne kemi mbledhur një ekip të tërë shkencëtarësh të silët eksplorojnë dhe hetojnë deri në zbulimin e shpikjeve të reja.  

NE GDHENDIM NDJESIRA

Duke përzjerë ndjesitë, ne gdhendim ndjesira, i drejtohemi së papriturës për të krijuar kujtime afatgjata dhe sjellim më shumë poezi në jetë e njerëzve. Dhurata që njerëzit mund t'ua kalojnë të dashurve të tyre duke e ditur që ato do të çmohen përgjithmonë.

NE VEPROJMË LOKALISHT

Bota nevojitet të ndryshojë, dhe të gjithë ne kemi rolin tonë që kjo të ndodhë. Ne e dimë që punonjësit tanë, klientët dhe të gjithë njerëzit që punojnë me ne çdo ditë mund të sjellin ndryshimin. Veprimet që ne ndërmarrim në shkallë vendore mund ta përmirësojnë jetën në shkallë globale.

SI VEPROJMË NE NË SHQIPËRI?

ANGAZHIMET TONA

L'OCCITANE KA 6 ANGAZHIME